Irlanda ka deklaruar se do të bojkotojë Festivalin e Këngës në Eurovision vitin e ardhshëm nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë.
Sipas një deklarate, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e paarsyeshme, duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.
Vendimi përfundimtar i Irlandës do të merret pasi të flasin organizatorët e Eurovisionit dhe Unioni Evropian i Transmetimeve për pjesëmarrësit e tyre.
Sipas një deklarate, vendet kanë kohë deri në mesin e dhjetorit për të konfirmuar nëse dëshirojnë të marrin pjesë në eventin e vitit të ardhshëm në Vjenë.
Edhe Sllovenia ka deklaruar se do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë.
Këtë vendim ka marrë edhe Spanja. Ky debat vjen pas një peticioni të nënshkruar nga mbi 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit, të cilët këtë vit kërkuan përjashtimin e Izraelit nga gara.