Alienët na e kanë ngacmuar shpesh imagjinatën, që nga krijesat e gjelbra në filma e deri te teoritë e pabesueshme konspirative. Por përtej fantazisë, shkencëtarët po kryejnë kërkime të vërteta dhe rigoroze për jetën përtej Tokës dhe dekadën e ardhshme ekziston mundësia e zbulimeve të reja.
Ka disa përpjekje njëkohësisht. Në planetin Mars, sonda Perseverance e NASA-s po grumbullon mostra shkëmbinjsh nga një shtrat i lashtë lumor. Ato mund të përmbajnë shenja të jetës së dikurshme mikrobike. “Nëse ka jetë, gjërat duken shumë ndryshe”, thotë shkencëtarja Susanne Schwenzer për BBC. “Shpresoj të zbulojmë diçka, por s’mund ta parashikoj.”
Marsi dikur mund të ketë qenë i banueshëm, por për të kërkuar shenja të zanafillës së jetës, shkencëtarët po shohin drejt hënave të akullta të Jupiterit dhe Saturnit. Europa dhe Enceladus mendohet të kenë oqeane nënsipërfaqësore.
Misionet e ardhshme të NASA-s si Europa Clipper dhe Juice i ESA-s do të studiojnë këto objekte qiellore duke çelur rrugën për sonda të reja.
Britney Schmidt, një astronom në Cornell, thotë se ndërsa prekja e fundit të oqeaneve është një “problem 100-vjeçar”, mund të shkojmë më shpejt në guaskën e akullt.

Përtej sistemit tonë diellor, astronomët po përdorin teleskopë të fuqishëm si James Webb për të studiuar ekzoplanetët. Sistemi TRAPPIST-1, i cili ka disa planetë sa Toka jonë, është një shënjestër kryesore.
“20 vitet e ardhshme të kërkimeve ekzoplanetare do të varen nga ai rezultat”, shprehet Jessie Christiansen nga NASA. Nëse zbulohet atmosfera, shkencëtarët do të kërkojnë për kombinime të gazta që nënkuptojnë shenja jete.
JWST nuk mund të studiojë analogët e Tokës sonë që gjenden pranë yjeve si Dielli, por teleskopët e së ardhmes si Observatori i Planetëve të Banueshëm i NASA-s dhe misioni Life i Europës, synojnë pikërisht këtë.
“Klasa kryesore planetare do të jenë planetët shkëmborë në zonën e banueshme”, thotë astrofizikantja Sascha Quanz.

Ndërkohë vijon kërkimi për jetën inteligjente. Projekte si Breakthrough Listen po skanojnë qiejt për sinjale radio, por deri tani pa rezultat. “Brenda 100 viteve dritë, nuk duket se ekzistojnë fenerë të mëdhenj të drejtuar nga ne”, shprehet astronomi Jason Wright.
Teleskopët e ardhshëm, më kryesori ai që do të vijë në 2028, Square Kilometer Array, një grup prej mijëra antenash radioje të shpërndara në dy kontinente, duhet ta zgjerojë kërkimin. “Kjo është vërtet emocionuese”, thotë Wright.
Edhe nëse zbulohet jetë, mund të mos ketë kontakt. Siç thekson Quanz, me gjasë, zbulimi do të vijë ngadalë, me analizë të matur: “Sa më shumë informacion të kesh, aq më shumë je në pozitën për të konfirmuar gjëra të rreme.”
Po nëse nuk gjejmë asgjë? Edhe kjo do të ishte domethënëse. “Një rezultat bosh të tregon diçka tmerrësisht të rëndësishme për jetën”, përgjigjet Quanz. “Ndoshta është vërtet e rrallë.”