I zhgënjyer nga ish-banorët e "BBV"? Qetsori tregon me kë ruan miqësi

20 May 2023, 21:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I zhgënjyer nga ish-banorët e "BBV"? Qetsori tregon me
Qetsor Ferrunaj

Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” dhe ka folur rreth familjes, jetës së tij dhe sigurisht pjesëmarrjes në “BBV2”.

I pyetur se si i ka marrëdhëniet tani me ish-banorët Qetsori është përgjigjur:

“Kam miq Visin, Sabianin, Lorencin gati të gjitha ata që isha, kemi jetuar dy muaj bashkë… edhe me Luizin kisha raporte të mira, tani jo se është i ngarkuar me punë, edhe me Efin kisha konflikte brenda shtëpisë, por janë sqaruar…”

I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshortja për këtë pjesëmarrje ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dush, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Në fillim më ka thënë që nuk ishte e nevojshme një dush në atë mënyrë siç e bëra, po dhe unë e kisha një motiv, jo vetëm se askush nuk e kishte guximin ta bënte, por mendova duke qenë si një shtëpi të çkompleksohemi pse jo në dush të lahemi si në shtëpi…”

 


Video