“I është rritur mendja”, Robert Berisha habit me deklaratën e tij për Elvana Gjatën

4 April 2022, 21:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“I është rritur mendja”, Robert Berisha habit me

Robert Berisha ka befasuar me deklaratën që ka bërë së fundmi për Elvana Gjatën.

Tanimë në rolin e moderatorit, Berisha ka pasur të ftuar në emisionin e tij, këngëtarin e njohur Bardhi.

Teksa ky i fundit është ndalur te bashkëpunimi me Elvana Gjatën, ka ndërhyrë moderatori duke thënë se këngëtares i është rritur mendja.

“Elvana është artiste dhe i është rritur mendja. Ku janë ato 25 a 30 vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artsiste e mirë”, është shprehur Robert Berisha.

Së fundmi, Roberti ka qenë në qendër të mediave rozë pas fotos që postoi në Instagram me të bijën, Renee, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë.

Kaq u desh që të shpërthenin komentet kritikuese, ku e quanin ‘turp’ dhe ‘të ndaluar’ që prindi të puthë fëmijën e tij në buzë.

Në fakt, Roberti as kësaj here nuk është mërzitur nga këto kritika, duke iu përgjigjur komenteve të shkruara.

“Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”, ka thënë ai me ironi.

Renee është vajza e Robertit nga martesa me Nora Istrefin. Dyshja janë shembulli perfekt i teorisë se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë. Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.


Video