
Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj automjeti para shtëpisë në një intervistë për mediat kërkoi ndihmë nga organet duke u shprehur se ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lidhje me një konflikt të vjetër.
“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet).
Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.
Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.
Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, tha ajo.
Deizi është cilësuar shpesh herë si "gangsterja" e Bilishtit, për shkak të arrestimit rreth një muaj më parë me akuzën e prishjes së qetësisë së qytetit.