Heidi Baci pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

7 Nëntor 2025, 11:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heidi Baci

Heidi Baci, moderatorja dhe ish-banore e Big Brother VIP, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe ka lënë të kuptohet se është e dashuruar. Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht ndihet e lumtur.

Heidi u shpreh me një buzëqeshje të sinqertë:

Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë, mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur”, tregoi ajo, duke e lënë publikun të kuptojë se zemra e saj ka një vend të zënë.

Gjatë bisedës, ajo u pyet gjithashtu nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në Shqipëri dhe nga fama që fitoi pas Big Brother VIP. Heidi tregoi se ka mësuar ta pranojë jetën siç vjen, pa u penduar për asgjë.

Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj janë pritur me shumë reagime në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të bëjnë hamendësime për identitetin e partnerit të saj, pasi prej kohësh Heidi ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike.


Video