Gjobitet reperi i famshëm Azet, nuk deklaroi mijëra euro në kufi

23 August 2022, 22:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjobitet reperi i famshëm Azet, nuk deklaroi mijëra euro në kufi
Azet

Reperi i famshëm Azet është ndaluar në Doganën e Vermicës pasi nuk kishte deklaruar 18 mijë euro.

Personat që ndodheshin në automjet kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të ushtruara nga policia janë gjetur paratë e pa deklaruara, plot 18 mijë e 250 euro, raporton Insajderi. Për mosdeklarimin e këtyre parave në kufi, Azet është gjobitur me 4 mijë e 562 euro.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. Makina me të cilin po udhëtonin reperi gjermano-shqiptar dhe personat e tjerë ishte me targa të Kosovës.

Megjithatë, nuk specifikohet nëse mjeti ka qenë duke hyrë nga Kosova në Shqipëri apo anasjelltas.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.


Video