Georgina Rodriguez PUBLIKON një video "INTIME" nga sauna me Ronaldon!

20 Korrik 2024, 16:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristiano Ronaldo/ Georgina Rodriguez

Ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, ish-përfaqësuese shitjesh të produkteve të luksit, Georgina Rodriguez, kanë treguar fleksibilitetin e tyre, teksa po bënin joga në ambientet e brendshme të saunës.

Përmes një video të postuar në Instagram nga Georgina, shihet se telefoni është lënë jashtë saunës për të regjistruar aktivitetin e tyre të jogës si çift.

Fillimisht shihet 30 vjeçarja e cila po tendos këmbën e saj në mur, teksa ishte e veshur me streçe sportive të shkurtra ngjyrë lejla.

Ndërkohë, Ronaldo, i cili po shijonte i shtrirë sesionin e saunës, gjithashtu vendos t’i bashkohet gruas së tij për aktivitet fizik, duke liruar kështu peshqirin nga beli dhe duke nisur jogën.

Që pas humbjes së Portugalisë në Kampionatin Evropian 2024, dyshja së bashku me fëmijët kanë shpenzuar kohën e tyre në pushime, për të larguar mendjen nga humbja, e gjithashtu për të pasur një kohë relaksuese si familje.

Kjo humbje erdhi e më rëndë nga fakti se Ronaldo deklaroi se ajo ndeshje do të ishte e fundit që ai do të merrte pjesë përsa i përket Kampionateve Evropiane.



Video