Gazetarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, shpërndan ftesat e dasmës (FOTO)

27 April 2024, 18:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, shpërndan ftesat e
Ftesat e dasmës

Gazetarja e njohur Iva Tiço i jep fund beqarisë këtë të shtunë, më 27 prill. Lajmi është konfirmuar nga vetë Iva e cila ka publikuar në rrjetet sociale foto nga përgatitjet e ceremonisë martesore.

Në foto vihen re detaje si ftesa e dasmës, data e kurorëzimit, ndërsa ende asgjë nga fustani i nusërisë apo vellos.

Gazetarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, shpërndan ftesat e
Iva Tiço

Edhe pse është treguar mjaft e rezervuar lidhur me romancën e dashurisë me partnerin e huaj, Iva më herët është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje. Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush.

Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’. Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”. Urime çiftit!



Video