Gabimi trashanik i Sarës dhe Ledrit që tani nuk dinë si ta rregullojnë

11 January 2024, 17:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gabimi trashanik i Sarës dhe Ledrit që tani nuk dinë si ta
Shpikën një dramë për t’ia kaluar Dafinës

Sara Hoxha dhe Ledri Vula shpikën një dramë vetëm për klikime. Burime shumë pranë çiftit kanë konfirmuar edhe njëherë për “Iconstyle” atë që ju kishim treguar prej kohësh: Sara dhe Ledri po përdorin “dramën” për klikime.

Ishte menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, ai që krijoi këtë farsë ndarjeje, gjatë kohës së përplasjes së çiftit me Dafina Zeqirin.

Për t’ia kaluar me klikime Dafinës, ata e panë të udhës të përdorin atë që prek më shumë publikun; ndarja.

Fabula e bëri punën e saj, klikimet e vëmendja u rritën por, tashmë ata kanë ngecur në “gropën” që hapën për publikun!

As Sara, as Ledri e as Faton Shoshi s’dinë si të rregullojnë “gabimin” e t’i tregojnë publikut se pas dramave të mëdha, çifti u “rikthye” (pa u ndarë kurrë).


Video