Një qytetar në Tiranë është në gjendje të blejë vetëm 44% e mallrave dhe shërbimeve që blenë një individë në Neë York. Krahasimi bëhet me New York pasi studimi nga ana e Numbeo bazohet nga fuqia blerëse e këtij qyteti dhe vendet e tjera janë relative.
Pra, e thënë më thjesht nëse një individë në qytetinë New York arrinë të blejë mesatarisht “X” sasi mallra dhe shërbime në një muaj të caktuar, në Tiranë mund të blesh më pak se gjysmën.
Nga ana tjetër, në rajon Tirana pozicionohet nga mesi i tabelës kundrejt vendeve të tjera. Individët në kryeqytet arrijnë të blejnë më shumë mallra dhe shërbime me të njëjtën normë si qyteti i Beogradit apo dhe ai i Shkupit.
Gjithmonë ku për bazë merret qyteti Amerikan,Tirana ofronë 3% fuqi blerëse më të madhe se Prishtina dhe 1% më shumë se Shkupi. Por nga ana tjetër në krahasim me Beogradin dhe Podgoricën, fiuqia blerëse është më e vogël.
Përkatësisht me 5% me për të dyja këto qytete. Vlehet të theksohet se në këto të dhënna nuk është marrë për bazë shërbimet e apartamenteve.
Duke mos u vlerësuar çmimet e larta të qirave në Tiranë apo dhe çmimet e larta për të blerë një apartament. Nëse llogaritja do të bëhej dhe na bazë të këtyre faktorëve, kryeqyteti i Shqipërisë do të ishte ndër më të shtrenjtit në Rajon, duke bërë që fuqia blerëse të tkurrej ndjeshëm.