E varrosur me drapër në qafë/ Shkencëtarët zbulojnë më shumë për Zosia-n, gruan “vampire” e shekullit të 17-të

10 Nëntor 2024, 17:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rindërtimi mbresëlënës 3D i Zosia-s

Me një drapër në qafë dhe një dry në gishtin e madh të këmbës së majtë, kufoma e një gruaje të re të gjetur në Poloninë veriore shkaktoi mjaft kuriozitet tek arkeologët. Identiteti i saj dhe mënyra se si kishte përfunduar në një gjendje të tillë janë sekrete që studiuesit thonë se sapo kanë filluar t’i zbulojnë.

Ajo u gjet vitin 2022 dhe prej atëherë kanë vijuar studimet për të kuptuar se kush ishte gruaja dhe pse ajo ishte varrosur rreth 400 vjet më parë në mënyrën në të cilën thuhet se groposeshin vampirët apo demonët. Duke përdorur konturet e kafkës së saj si dhe informacionin nga një mostër e ADN-së e nxjerrë nga skeleti i saj, studiuesit kanë rikrijuar se si mund të dukej fytyra e saj.

Rindërtimi mbresëlënës 3D i Zosia-s, siç e quajtën vendasit, hedh dritë mbi njeriun e gjetur në varrin e frikshëm. Arkeologu Dariusz Poli?ski, i cili udhëhoqi ekipin që zbuloi eshtrat e Zosia-s, tha se ishte një moment “marramendjeje” kur ai pa për herë të parë rindërtimin nga artisti suedez i mjekësisë ligjore Oscar Nilsson.

“Ai i kishte shtuar aq shumë ndjenja, aq shumë emocione. Nuk ishte thjesht një maskë” – tha Poli?ski, një profesor i historisë mesjetare në Universitetin Nicolaus Copernicus në Toru? të Polonisë. Puna e ekipit hulumtues për zbulimin e identitetit të Zosia-s është paraqitur në dokumentarin e ri “Fusha e vamirëve”, i cili u transmetua më 30 tetor.

E varrosur me drapër në qafë/ Shkencëtarët

Për Nilsson, i cili rindërtoi fytyrën e Zosia-s duke përdorur argjilë në një model të kafkës së saj të printuar në 3D, ishte emocionuese të shihte gruan e re ashtu siç mund të shfaqej në jetë.

“Jam mësuar të rindërtoj fytyrat, por edhe në këtë rast po pres me padurim t’i kthej dinjitetin njerëzor. Ajo meritonte diçka më të mirë”, – tha ai në dokumentar. E moshës 18-20 vjeç kur vdiq, Zosia ka të ngjarë të kishte një gjendje shëndetësore të prirur për të përjetuar dhimbje koke të rënda kronike dhe periudha të fikëti, sipas një analize të bërë në shtyllën kurrizore.

Përveç kësaj, ekspertët dyshojnë se ajo kishte pasur një tumor të rritur në gjoks që mund t’i ketë shkaktuar dhimbje. Megjithatë, kjo nuk ishte shkaku i vdekjes së saj, i cili mbetet i panjohur edhe analizat e detajuara mjekësore. Ajo ka qenë e mbështjellë me një pëlhurë të brishtë mëndafshi me fije metalike prej argjendi dhe ari. Këto sugjerojnë se ajo vinte nga një prejardhje e pasur ose me status të lartë në shoqëri.

Informacioni nga analiza e ADN-së tregoi se ajo mund të ketë origjinën nga Skandinavia jugore, ndoshta nga Suedia. Gjatë shekullit të 17-të, Polonia dhe Suedia zhvilluan një sërë luftërash, kështu që Zosia mund të kishte qenë një e huaj brenda komunitetit të saj. Evropa në shekullin e 17-të ishte gjithashtu nën kontrollin e asaj që njihet si Epoka e Vogël e Akullit, një periudhë ftohjeje që në disa vende çoi në dështimin e të korrave dhe zinë e bukës.

Dryni dhe drapri ishin prej hekuri, një metal që mendohej se ofronte mbrojtje kundër të mbinatyrshmes, por ekspertët thanë se objektet nuk vendoseshin në trup në të njëjtën kohë.

“Fillimisht ajo u varros në një arkivol në një pozicion natyral, me kokën në drejtim të perëndimit dhe me një jastëk dhe drynin në gishtin e këmbës” – tha Poli?ski. Megjithatë, duket se fuqia mbrojtëse e drynit nuk ishte e mjaftueshme për ata që kishin frikë nga ringjallja e kufomës së Zosia-s.

“Ndoshta për shkak të ndonjë fatkeqësie ose vdekjes së dikujt tjetër, ata vendosën të hapnin varrin” – sugjeroi Poli?ski. Për t’u siguruar se ajo nuk do të ringjallej ata i vendosën një drapër në fyt. Hapja e varreve ishte relativisht i zakonshëm gjatë shekullit të 17-të në këtë rajon, sepse njerëzit shpesh ua atribuonin fatkeqësitë veprimtarisë së mbinatyrshme të të vdekurve.

“Të vdekurit fajësoheshin për fatkeqësi të ndryshme. Personi i ndjerë besohej se ishte një lloj shkaku për ndonjë sëmundje apo vdekje tjetër”, – tha ai. “Të gjitha kulturat kanë besimet e tyre se të vdekurit mund të kthehen për të shqetësuar të gjallët” – thotë Martyn Rady, Profesor Emeritus i Historisë së Evropës Qendrore në University College London.

“Përgjithësisht, “të vdekurit” janë njerëz që kanë bërë jetë të dhunshme ose kanë vdekur dhunshëm ose nuk janë varrosur me ritet e duhura funerale. Të gjitha shoqëritë strategjitë e tyre për t’i ndaluar ata të lëvizin pas vdekjes; drapri është një; vënia përmbys është një mënyrë tjetër; vënia e degëve me gjemba rreth qafës është një tjetër” – thotë ai. Rady thotë se Zosia nuk ishte një vampir.

E varrosur me drapër në qafë/ Shkencëtarët

Një vit pasi zbuloi varrin e Zosias, i njëjti ekip gjeti eshtrat e një fëmije të varrosur në një mënyrë të pazakontë. Skeleti ishte përmbys dhe pjesa e sipërme e trupit mungonte ndërsa një dry i ngjashëm me atë të gjetur në trupin e Zosias u zbulua poshtë këmbëve. Një vend tjetër varrimi zbuloi skeletin e një gruaje shtatzënë me mbetjet e një fetusi ende të pranishme në barkun e saj.

Ekipi i Poli?skit po rishqyrton varret e gërmuara më parë për praktika “anti-vampirike” dhe shpreson të kuptojë se si individët e varrosur atje janë të lidhur me njëri-tjetrin duke studiuar mostrat e ADN-së. Poli?ski tha se gjetjet do të publikohen në një revistë shkencore vitin e ardhshëm. /CNN

Video