Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Arnold Schwarzenegger, u fotografua të dielën duke puthur një vajzë misterioze në Kaliforni.
Ylli i “Terminator”, 76 vjeç ishte i lidhur me terapisten Heather Milligan që prej vitit 2013, ndërsa ende nuk dihet nëse vajza misterioze është e dashura e tij e re.
Aktori i “FUBAR” dhe vajza u fotografuan duke dalë nga një ndërtesë, më pas u puthën para se të hipte në automjet.
Ylli i lindur në Austri, i cili mbajti detyrën si guvernatori i 38-të i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011, ishte veshur me një bluzë gri të errët dhe pantallona të zeza gjatë daljes, sipas DailyMail.
Ai i tha “People” në shtator se ndan një marrëdhënie ‘fantastike’ me Milligan, pasi ata ‘kanë shumë gjëra të përbashkëta’.