FOTO/ Zbulohet identiteti i vajzës misterioze që po shëtiste me Robert Berishën. Ja kush është ajo

25 August 2023, 13:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Zbulohet identiteti i vajzës misterioze që po shëtiste me

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha ka rigjetur dashurinë.

Shkak u bënë disa foto të Robertit së bashku me një vajzë, teksa dyshja po shëtisnin së bashku në orët e vona në rrugët e Prishtinës, ndërsa imazhi i femrës misterioze nuk dukej qartë pasi ata ishin me shpinë.

Megjithatë sipas disa burimeve për “Prive” vajza 26-vjeçare quhet Leonita dhe ka origjinë shqiptare, ajo  prej kohësh jeton në një prej shteteve skandinave.

Për të mos mjaftuar kjo të shumta kanë qenë edhe komentet e moderatorit në postimet e bukuroshes.

“Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek ti”, ka komentuar ai në postimin e fundit të Leonitës duke vërtetuar kështu që dyshja kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin.



Video