Që nga dalja nga ‘Big Brother VIP Kosova’, emri i Xhenetës është përfolur më së shumti. Kur doli, ajo zbuloi se Gjesti ishte bërë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, e po ashtu pa dhe afrimitetin me Eglin.
Por, duket se ajo ka vendosur t’i vëjë pikat mbi ‘i’ raportit me Gjestin. Ajo e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke lënë të kuptohet se ajo po mundohet të lërë pas këtë fazë të jetës së saj dhe të fokusohet në të ardhmen e saj.
Kujtojmë se Gjesti u përfshi në një incident të shëmtuar mbrëmjen e djeshme, pasi tentoi të prishte dasmën e Loredanës, duke i hedhur asaj alkool në fytyrë. Më pas Gerta mori hak ndaj veprimit të tij, duke i hedhur atij birrë në fytyrë.
Po ashtu, Gjesti u filmua në krevat duke u puthur me Eglin, çka mund ta ketë shtyrë Xhenetën të ndërmarrë këtë veprim.