Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia. Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë.
Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.