FOTO: Olta Gixhari shtatzënë, apo disa kilogramë më shumë?

31 October 2023, 11:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO: Olta Gixhari shtatzënë, apo disa kilogramë më

Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për promovimin e premierës së filmit "Në kuadër të dashurisë".

Jemi mësuar që artisten ta shohim gjithmonë në formë shumë të mirë dhe të kuruar, teksa shpesh është komentuar dhe për format e mira trupore.

Por në videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo i ka habitur jo pak ndjekësit e saj virtualë, të cilëve ju është shfaqur me barkun pak të fryrë.

Kjo gjë bëri që menjëherë të nisin aludimet për një shtatzëni të mundshme të aktores.



Video