FOTO/ Françeska Murati surprizon fansat: Falem 5 vakte, por nuk mbulohem!

16 Shkurt 2026, 15:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Françeska Murati

Modelja Françeska Murati, ka surprizuar ndjekësit e saj gjatë një sesioni virtual në Instagram.

Përmes rubrikës “Ask Me”, ajo zbuloi për herë të parë përkushtimin e saj fetar, që nuk e kishte bërë publik më parë.

Françeska tregoi se është praktikuese e rregullt e fesë dhe fal 5 vakte, duke ndarë një pjesë të intimitetit të saj personal me fansat.

FOTO/ Françeska Murati surprizon fansat: Falem 5 vakte, por nuk mbulohem!

E pyetur për qëndrimin e saj ndaj femrave që zgjedhin të mbulojnë veten, Franceska theksoi se mbështet çdo grua të ndjekë bindjet dhe zemrën e saj.

Ajo sqaroi se, megjithëse nuk do të zgjidhte vetë të mbulohej, respekton dhe vlerëson vendimet e të tjerëve.

"Çdo femer eshte e lire te bej ca ti doj zemra saj. Secila ka rrugen dhe bindjet e vet. Une pershembull falem 5 vakte dhe pse nuk do e zgjidhja si gje per veten time mbeshtes cdo grua ne zgjedhjet e saj", shkruan ajo.

Mesazhi i saj përfshin një qasje të hapur dhe të tolerancës ndaj zgjedhjeve personale të femrave në shoqëri.



Video