VIDEO/ Era Istrefi dhe Noizy më sensual se kurrë! Ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

28 June 2024, 12:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Era Istrefi dhe Noizy më sensual se kurrë! Ja pamjet që po

Reperi i njohur Noizy dhe këngëtarja Era Istrefi kanë performuar së bashku në koncertin e mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Gjatë performancës në skenë dyshja janë parë shumë afër njëri-tjetrit teksa këndonin dhe kërcenin së bashku me lëvizje sensuale.

Duke qenë se Era ishte një e ftuar speciale në koncertin e reperit ata arritën ti vinin “flakën” skenës me interpretimin e tyre. Noizy është parë duke i vendosur duart në bel këngëtares.

Videoja është kapur nga fansat e tyre të zjarrtë, të cilët nuk kanë vonuar shumë dhe e kanë publikuar atë.

Ata kënduan së bashku këngën e tyre më të fundit.

Kujtojmë që Era nuk ka shumë kohë që është ndarë nga lidhja e saj me futbollistin Amir Rrafmani, romancë kjo që nuk zgjati shumë që pas bërjes së saj publike.



Video