Detaje të reja kanë dalë në pah nga vdekja tragjike e 24-vjeçares Kamila Beliatskaya, e cila humbi jetën në një ishull në Tajlandë, pasi u godit nga dallgët e detit ndërkohë që ajo po bënte joga.
Një video është rregjistruar nga një dëshmitar i cili ka qenë prezent në vendngjarje.
Trupi i vajzës fatkeqe u gjet më 1 dhjetor në plazhin Chaweng në ishullin Koh Samui, ku ndodhi ngjarja tragjike.
Tayland'da kayal?klarda yoga yapan 24 ya??ndaki Rus oyuncu Kamilla Belyatskaya, dev dalgaya kap?larak hayat?n? kaybetti. pic.twitter.com/5x7Mg6szZf
— Dünyadansonhaberler (@dunyadansonhabr) December 2, 2024
Partneri i saj, Grigory Anokin, me të cilin aktorja po përgatitej të martohej, tha se vdekjen e të dashurës së tij e kishte mësuar nga rrjetet sociale.
“Po lutesha për një mrekulli që e fejuara ime të ishte gjallë. jam i dërrmuar. Do të martoheshim pas disa ditësh”, tha 47-vjeçari, i cili prej 5 vitesh ishte në një lidhje me aktoren.