FOTO/ Bien akuzat ndaj ish-polices britanike në lidhje romantike si me kryetrafikantin dhe me shefin e policisë në Londër!

18 Shtator 2024, 15:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Caitlin Howarth

Një ish-oficere ‘problematike’ 24-vjeçare e policisë britanike është çliruar sot nga akuzat e lidhjes romantike me një drejtues trafiku drogash, pasi ishte akuzuar më parë dhe për marrëdhënien intime me shefin e saj të martuar, 17 vjet më të madh.

Caitlin Howarth u hetua nga policia e West Yorkshire për lidhjet e saj me trafikantin e burgosur të heroinës, si dhe për shkelje të kodit të sjelljes në punë, por sot prokuroria ka tërhequr akuzat ndaj saj.

Në një deklaratë zyrtarët thonin: “Hetimi ka deklaruar se nuk mund të prodhojë prova konkrete për të akuzuarën kështu që ajo çlirohet nga akuzat. Zonjusha Howarth ndërkohë është dorëhequr nga forca e policisë.”

Avokatët e të resë kishin debatuar më parë dhe largimin e saj nga policia, e cila nga ana e saj konfirmon se Howarth është ende subjekt për akuzën e shkeljes së kodit të sjelljes në detyrë.

Kjo pasi 24-vjeçarja kishte pasur një lidhje seksuale me shefin e stacionit, Daniel Greenwood, i martuar, 17 vjet më i adh se ajo.

Edhe kreu i policisë që punonte aty prej 20 vjetësh është pezulluar nga detyra por me rrogë të plotë, pas pretendimeve të shkeljes së kodit të etikës në punë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Ish-oficerja Caitlin Howarth, asokohe 21 vjeçe, u pezullua nga policia e West Yorkshire në veri të Britanisë në nëntor 2021 për një lidhje seksuale me krye-hetuesin Daniel Greenwood, asokohe 38 vjeç.

Lidhaj mes të dyve doli në dritë gjatë një hetimi të brendshëm anti-korrupsion, ku u zbulua gjithashtu lidhja e saj e ngushtë me një trafikant të njohur heroine që është tashmë prapa hekurave.

Me heret zytaret thonin se Howarth, oficere e mbikëqyrjes së lirisë me kusht, është pezulluar teksa zyrtarët vijojnë hetimin e pretendimeve të shkeljeve.

Krerët e policisë ishin vënë në dijeni të shkeljeve të Howarth, shkruan rrjeti vendas TheSun.

Greenwood, komandant i policisë së distriktit të Bradford, ka rreth 20 vjet në polici dhe pas zbulimeve është shkarkuar dhe ai.

Oficerja e re Howarth, e cila jeton me të ëmën në Bingley, postonte shpesh foto të vetes me kostume të papërshtatshme në rrjetet sociale, ku nuk përmendte punën që bënte.

Video