FOTO / Bebe Rexha nuk njihet në rrugët e Beverly Hills, "shokohen" fansat me pamjen e saj

13 Shkurt 2025, 18:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një daljeje të martën në lagjen e njohur të Beverly Hills. Ylli me origjinë shqiptare, dukej e thjeshtë dhe natyrale teksa ecte rrugës pa grim, larg shkëlqimit të tapetit të kuq.

Kjo ishte shfaqja e saj e parë publike që nga lajmet për largimin e këngëtares nga shtëpia diskografike Warner Records, pas një bashkëpunimi të gjatë që ka zgjatur më shumë se një dekadë.

Ky ndryshim në karrierë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, duke krijuar kuriozitet për projektet e ardhshme të artistës.

Video