Një makinë e përdorur nga Princesh Diana është shitur për 650,000 paund në ankand.
Princesha Diana, e cila vdiq gati 25 vjet më parë drejtonte Ford Escort RS Turbo të zezë për gati tre vjet nga gushti 1985.
Ajo u fotografua me makinën jashtë dyqaneve të butikut në Chelsea dhe në Kensington.
Makina, me regjistrimin C462FHK përfundoi në shtëpinë e ankandeve, që tha se ishte ‘makina e ditës’.
Drejtuesi i ankandit Jonathan Humbert tha se kishte pasur interes të madh për automjetin, i cili kishte marrë numrin më të madh të telefonata në 12 vitet e fundit.
Oferta filloi me 100,000 paund dhe shpejt u bë një garë midis klientëve në Dubai dhe një në Coventry. Ky i fundit dha ofertën më të lartë.
Makina e shitur të shtunën besohet të jetë unike si e para dhe e vetme e zezë RS Turbo Series 1.