Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP u dënuan katër banorë.
Vëllai i madh futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.
Për këtë arsye Vëllai i Madh i penalizoi banorët duke i “burgosur”. Dënimi filloi që nga mbrëmja e djeshme deri në spektaklin e ardhshëm.
Katër banorët e morën me sportivitet këtë vendim, pasi prisnin dënim më të rëndë si heqja e të drejtës për të nominuar. Gjithsesi, moderatorja Arbana Osmani i paralajmëroi se nëse thyet edhe një herë rregulli i nominimeve, mund të ketë dënime të ashpra deri në eliminim nga gara.