Fansat në koncertet e turneut “Eras” të Taylor Swift në Lumen Field të Seattle më 22 dhe 23 korrik shkaktuan aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3. Kjo është raportuar nga CNN, që citon analizat e sizmologes Jackie Caplan-Auerbach.
Fansat e Swift në Seattle blenë biletat për të dyja netët, me 72,171 vende të zëna në koncertin e së shtunës, duke thyer rekordin prej 70,000 të vendosur nga U2 në 2011.
Entuziazmi i tepërt i fansave ka krijuar një efekt tërmeti. Fenomeni është quajtur Swift Quake.
“Kam mbledhur të dhëna nga të dy koncertet. Vura re menjëherë se kishte një model praktikisht identik të valëve. Muzika, altoparlantët, ritmi: e gjithë kjo energji mund të depërtojë në tokë dhe ta tundë atë”, shpjegon sizmiologia.
I guess I should show the data. Swifties > Seahawks fans.
— Jackie Caplan-Auerbach ???????? ???? (@geophysichick) July 27, 2023
(except data from the concert may not be caused by the fans--it may be the sound system, so not really a fair comparison). pic.twitter.com/szwowOYQFi