Eranda Libohova jep detaje nga jeta e saj private, zbulon pse e mban sekret "princin e kaltër"

27 Prill 2025, 11:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këngëtarja shumë e njohur Eranda Libohova ka zbuluar së fundmi detaje interesante për jetën e saj personale.

Teksa artistja ka qenë e ftuar në një intervistë ka treguar se nuk është single por e ka dikë në jetën e saj.

“Princin e kam gjetur, e mbaj sekret sepse kam frikë se shtriga nëse e prek e kthen në bretkosë. Kështu që e ruaj mos ta shikojë shtriga, e mbaj për vete, e mbaj të fshehur,” u shpreh Eranda në Kurthin e Piter Pan teksa u pyet nga njëri nga vogëlushët : “Po ti, ndaj s’je martuar, se nuk ke gjetur princin?”

Jo më larg se dy vite më parë këngëtarja e ftuar në një tjetër intervistë shprehu dashurinë e madhe ndaj partnerit që ka në krah.

Gjatë një loje ajo u pyet nëse po e shikonte dashuria e jetës dhe Eranda Libohova, u përgjigj “ai më sheh gjithmonë”, ndërsa e pyetur a është e verbuar nga dashuria, theksoi “sigurisht”.

 

Video