Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Beniada Nishani është një nga modelet më të përfolura të showbizit shqiptar
Ajo si duket pas një pune të gjatë, ka vendosur që t'i japë pushim vetës dhe për këtë ka zgjedhur një destinacion të largët. Është Dubai vendi që as modelja nuk ka mundur që t’i rezistojë, njësojë si nuk po mundën shumë personazhe publik shqiptarë.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Beniada përmes disa fotove të publikuara në InstaStory, ku tregon se është e shoqëruar me një miken e saj.
Kujtojmë se Beniada prej disa javësh është në një lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari, edhe pse ende nuk e kanë pranuar publikisht.