Dinamika brenda shtëpisë së Big Brother Vip është bërë edhe më interesante dhe duket se vendimi i "Vëllait të Madh" në spektaklin e kaluar ka tronditur jo pak banorët brenda por edhe publikun jashtë.
Dea Mishel iu dha shumë pushtet, ku zgjodhi tre emra për t'i çuar në një nominim dhe një prej tyre do eliminohej brenda asaj nate. Ajo që u largua ishte Efi, e cila kishte jo pak mbështetje dhe shihej si një prej finalisteve.
Por në promon e publikuar për "prime-n" e nesërm, paralajmërohet se do të ketë vendime të papritura për banorët.
Gjithashtu, konfirmohet se pjesë e garës do të bëhen nesër dhe tre banorë të rinj. Nuk dihet se për kë bëhet fjalë pavarësisht emrave të shumtë të aluduar në median rozë.
View this post on Instagram