Luiz Ejlli protagonist edhe në derbin e Milanos, çfarë ndodhi në shkallët e "San Siro-s" (VIDEO)

6 February 2023, 17:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli protagonist edhe në derbin e Milanos, çfarë ndodhi
Luiz Ejlli

Prej disa vitesh në hije, por futja në "Big Brother Vip Albania" e ka kthyer këngëtarin Luiz Ejlli në një fenomen. Ai ka bërë për vete një numër të madh të publikut, të cilët po e mbështesin nw forma nga më të ndryshmet.

Fansat e Luizit janë një numër i madh edhe jashtë vendit. Shkodrani ka qenë "protagonist" edhe ditën e djeshme në stadiumin "San Siro" ku u luajt derbi Inter-Milan. 

Një prej tifozëve nga shkallët e stadiumit ka shpalosur një banderolë me foton e shkodranit. Me siguri bëhet fjalë për ndonjë shqiptar me banim e punë në Itali, i cili ka dashur ta përcjellë jehonën e banorit më të komentuar të BBV Albania 2 deri në mitikun e futbollit të Serie A, “San Siro”.




Video