Dy ora luksoze me vlerë mbi 1 milionë euro dhe 500 mijë euro borxh ndaj Tatimeve, reagon Mozzik

17 September 2025, 18:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Dy ora luksoze me vlerë mbi 1 milionë euro dhe 500 mijë euro
Dy ora luksoze me vlerë mbi 1 milionë euro dhe 500 mijë euro borxh ndaj Tatimeve, reagon Mozzik

 

Reperi Mozzik ka reaguar pas lajmeve se ai ishte ndaluar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës.

Ai u ndaluar për orën e tij të dorës Richard Mille, e cila kap një vlerë rreth 1.5 milionë euro dhe për shkak se kishte një borxh për të paguar në Administratën Tatimore të Kosovës, në vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Mozzik ka mohuar të gjitha pretendimet për arrestim dhe borxh, duke i cilësuar ato si shpifje dhe informacione të pavërteta.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë arrestim dhe se gjithçka ka qenë vetëm një procedurë e dhënies së deklaratës për hetimet lidhur me orën e dorës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Dy ora luksoze me vlerë mbi 1 milionë euro dhe 500 mijë euro

Reagimi i plotë i Mozzik:

Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.

Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve qe po shkruani keq! Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik)



Video