"Dua të të bëj të lumtur, sezoni 4 fillon të mërkurën", çfarë po paralajmëron Ronela Hajati (VIDEO)

14 June 2022, 14:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dua të të bëj të lumtur, sezoni 4 fillon të
Ronela Hajari dhe Arbana Osmani

Ronela Hajati do të publikojë ditën e nesërme (15 Qershor) në orën 17:00 këngën e saj të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur Mato Lale.

Dyshja e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë publikuar dhe një pjesë të këngës që do të titullohet "Papi Chulo".

"Dua te te bej te lumtur sezoni 4 fillon te merkuren me 15 ne ora 17:00 !! Ju dua" shkruhet në postim, duke përdorur si frazë emrin e programit që moderatorja Arbana Osmani ka drejtuar për tre sezone, “Dua të të bëj të lumtur”, por në fakt kjo këngë nuk është se ka lidhje me emiosionin e moderatores.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Ronelës dhe Matos. I pari titullohet “Gips” dhe Ronela e publikoi këtë këngë pak përpara paraqitjes së saj në Eurovision.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MATO ???? (@matolale)


Video