Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të mbajë një koncert në Tiranë më 28 Nëntor, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Lajmine ka bërë me dije vetë Dua Lipa e cila përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale thotë se “mezi pret me na pa”.
“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thekson Dua.
Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.
Gjatë verës së kaluar, në Tiranë u mbajt dhe festivali "Sunny Hill", por Dua Lipa nuk performoi në asnjë natë.