“Do hamë ushqim të mirë”, Bebe Rexha: Do shkoj në Dibër, kemi një syneti!

24 Korrik 2024, 10:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka vizituar për herë të parë Kosovën, e cila do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj. 

Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkojë për një rast synetie.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë. Performanca në Sunny Hill? Kam disa surpriza. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time, të përfshij kulturën time. Kështu që kam vërtet disa surpriza emocionuese. Do të shkojmë edhe në Dibër. Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti për dy-tre ditë ”, tha si fillim artistja e njohur, për “Telegraf”.

Rexha është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Sapo ka arritur në aeroportin e Prishtinës, Bebe Rexha ka thënë në shqip “Prishtinë, unë jam këtu”.

Ajo do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.

Video