“Djema, më duket se u vra”, Wanda Nara rrëzohet “LIVE” në mes të studios, momente frike në TV argjentinas!

28 October 2024, 11:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Djema, më duket se u vra”, Wanda Nara rrëzohet
Wanda Nara

Frikë e madhe për Wanda Narën, e cila u rrëzua gjatë episodit të fundit të “Bake Off Celebrities” në Argjentinë.

Gruaja e Mauro Icardit ishte në pozicionin e konkurrentit kur, papritur, u rrëzua përtokë.

I pari që e ndihmoi ishte shefi i kuzhinës, Damian Betular.

 “Djema, Wanda ra, më duket se u vra”, deklaroi ai duke pasur frikë nga më e keqja.

Këngëtarja Cande Molfese, gjithashtu duke konkurruar në spektaklin e gatimit, ka bërtitur disa herë emrin e Wandës. “Shefat do të përfundojnë duke më vrarë mua në këtë shfaqje”, u ankua Wanda Nara pasi u ngrit.

37-vjeçarja ka shpjeguar se në atë pjesë të studios, dyshemeja ishte shumë e rrëshqitshme dhe takat e larta nuk e ndihmonin.

Fatmirësisht, nuk pati pasoja. Vetëm mikrofoni i Wandës u prish dhe u zëvendësua menjëherë nga teknikët e pranishëm.



Video