Dasma luksoze e Arbër Hajdarit, dalin fotot nuses me vellon e bardhë, zbulohen emrat e këngëtarëve që do performojnë

1 October 2022, 14:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dasma luksoze e Arbër Hajdarit, dalin fotot nuses me vellon e bardhë,
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli

Mbrëmjen e sotme i japin fund beqarisë Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli në një festë madhështore që do të mbahet pranë Elbasanit. Çifti, të cilët janë në një marrëdhënie prej më shumë se katër vitesh, do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e artistëve që do të interpretojnë në festën e tyre. Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Valbona Mema, Gena janë vetëm disa nga artistët që do të marrin pjesë në festën e tyre. Në dasmën e çiftit do jetë një numër të lartë të ftuarish.

Teksa ditën e djeshme, Arbër Hajdari postoi një foto me kostumin e dhëndrit, sot janë publikuar foto e nuses veshur me fustanin e bardhë dhe vello. Vajza e biznesmenit, Blerim Devolli ka zgjedhur një fustan dhe grim të thjeshtë për ditën e saj më të bukur. 

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij u njohën në fondacionin e tij “Fundjavë ndryshe”.



Video