Cameron Diaz bëhet nënë për herë të dytë në moshën 51-vjeçare

25 March 2024, 18:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cameron Diaz bëhet nënë për herë të dytë
Cameron Diaz dhe Benji Madden

Ka ardhur në jetë fëmija i dytë i Cameron Diaz dhe Benji Madden. Çifti i famshëm njoftoi se ata “ndihen tepër të bekuar dhe mirënjohës” për lindjen e djalit të tyre, Kardinal Madden, në një postim në Instagram të shpërndarë në të dy llogaritë e tyre.

“Ai është i mrekullueshëm dhe të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto”, shkruan ata krahas postimit, por shtuan se djali i tyre është “me të vërtetë i lezetshëm”.

Motra më e madhe e Kardinalit, Raddix, lindi në dhjetor 2019. 51-vjeçarja Diaz dhe dhe 45-vjeçari Madden, u njohën në vitin 2014 dhe u martuan tetë muaj më vonë.

Një burim i tha revistës “People” se Diaz ka shpresuar për një fëmijë të dytë, duke thënë: “Për vite me radhë, Cameron donte të bëhej nënë. Ajo emocionohet shumë kur flet për rrugëtimin e gjatë drejt amësisë. Ajo ndihet shumë me fat që tani ka dy fëmijë.”


Video