Një familjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka qëlluar fati teksa kanë blerë një konteiner për 500 dollarë për të zbuluar se brenda ndodheshin miliona.
Rrëfimin e ka bërë moderatori i "Storage ëars TV" Dan Dotson dhe gruaja e tij Laura.
Ai ka rrëfyer se një grua nga Kalifornia kishte shkuar te ai për t'i thënë se burri i saj bleu një konteiner për 500 dollarë, dhe brenda gjeti një kasafortë.
"Tentativa e parë për ta hapur kasafortën dështoi", tha ai.
"Morëm një person të dytë për të hapur kasafortëm. Kur e hapi nuk ishte bosh, kishte brenda saj plot 7.5 milionë dollarë", tregoi ai.
Ai tha se pronarit të ri i erdhi një ofertë prej 1.5 milionë dollarësh për të kthyer pjesën tjetër të lekëve, por refuzoi.
Konteinerët në SHBA përdoren nga firma private si hapësirë për të ruajtur mallra dhe sende personale kundrejt një pagese mujore. Kur qiramarrësi dështon të paguajë tarifën, konteineri del në ankand dhe shitet te ai që ofron më tepër.