“Beteja po bëhet shumë e vështirë, duhet një turr i fuqishëm”, Luizi zbulon planin që ka për banorët

20 March 2023, 13:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Beteja po bëhet shumë e vështirë, duhet një turr

Që pas prime-t të së shtunës, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qëndruar të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë. Kjo për shkak se Vëllai i Madh ka krijuar një suitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku qëndrojnë ata të dy.

Teksa kalojnë momente të bukura dhe romantike, moderatorja dhe këngëtari flasin gjithashtu edhe për lojën e tyre apo të banorëve të tjerë.

Mbrëmë gjatë një bisede, Luizi u shpreh se ‘beteja po bëhet shumë e vështirë’. Ai nuk e la me kaq pasi shtoi se po mundohet që të bëjë banorët të besojnë se ai është me Olta Gixharin. Sipas tij, në këtë mënyrë mund t’i nominojnë që të dalin në nominim.

Luizi: Po bëhet shumë e vështirë

Luizi: Beteja po bëhet shumë e vështirë. Duhet me u futur edhe një turr të fuqishëm. Jam duke u munduar që të bëj shtëpinë të mendoj se jam me Oltën. Kur të hapë ajo debat të hap edhe unë

Luizi: Që të na nominojnë mua dhe Oltën. E duke nominuar mua dhe Oltën dhe nuk të nominojnë ty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video