FOTO / Bes Kallaku në lidhje të re dashurie? Aktori i humorit reagon për herë të parë dhe i jep fund aludimeve: Ajo është...

28 May 2024, 15:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Bes Kallaku në lidhje të re dashurie? Aktori i humorit reagon
Bes Kallaku dhe Çiljeta Kormuzi

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie.

Mediat rozë kanë shkruar se ai nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.

Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri të dyshonte. Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje theksoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.



Video