Bes Kallaku konfirmon ndarjen: Fëmijët jetojnë me Xhensilën

26 March 2024, 07:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bes Kallaku konfirmon ndarjen: Fëmijët jetojnë me Xhensilën

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Besi zbuloi në një program televiziv se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur e tashmë me Xhensilën janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku.


Video