Në kërkim për mashtrim/ Arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip banori që hyri të shtunën në mbrëmje

3 March 2024, 12:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim për mashtrim/ Arrestohet brenda shtëpisë
Liam Osmani

Liam Osmani (Mandario) është arrestuar nga Policia për mashtrim brenda shtëpisë se Big Brother Vip. 

Produksioni njoftoi përmes një zarfi banorët e tjerë se Liami nuk do të jetë më pjesë e garës.

Sipas policisë Liami ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

"Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi policia.

 


Video