Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Moderatorja Arbana Osmani është prezantuesja e edicionit të 61-të tëFestivalit të Këngës në RTSH.
Në natën e parë, ajo që tërhoqoi vëmendjen ishte pikërisht veshja e saj pink, ku Arbana u shfaq me një fustan, streçe dhe taka ngjyrë rozë.
Moderatorja kishte zgjedhur një veshje nga "Valentino", e cila i ka kushtuar jo më pak se 4110 euro, ku 2 mijë e 900 euro kushton fustani, 260 euro streçet dhe 950 euro këpucët.
Por të njëjtën veshje ka patur tre vite më parë dhe prezantuesja Alketa Vejsiu në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk dihet nesë Arbana ka kopjuar Alketën apo të dyja prezantueset kanë të njëjtat preferenca në ngjyra.
