Aktorja tregon se vuan nga skleroza: Nuk do mund ta pranoj kurrë

3 November 2022, 00:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktorja tregon se vuan nga skleroza: Nuk do mund ta pranoj kurrë
Christina Applegate

Në një intervistë të fundit, aktorja Christina Applegate ka folur për diagnozën e sklerozës së shumëfishtë dhe sesi kjo ka ndikuar në jetën e saj.

50-vjeçarja zbuloi se vuante nga skleroza në verën e vitit 2021, ndërsa ishte ende në mes të xhirimeve për sezonin e fundit të "Dead to Me" në Netflix.

Applegate zbuloi publikisht diagnozën e saj më 10 gusht 2021 në një postim në Twitter. Seriali u detyrua të ndalonte prodhimin për disa muaj, ndërsa aktorja merrte trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa ende vazhdon luftën me sklerozën, Christina thotë se "nuk do ta pranojë dot kurrë plotësisht realitetin e saj të ri".

"Pranimi? Jo, nuk mund ta pranoj kurrë këtë. Jam e inatosur!", shprehet ajo.

Teksa merr pjesë në intervista për shtyp, me rastin e përfundimit të "Dead to Me", aktorja thotë se ka shtuar disa kilogramë dhe se i duhet të ecë me ndihmën e një bastuni.

Gjatë intervistës, aktorja tha se nuk donte ta ndërpriste kurrsesi punën, edhe për hir të kolegëve të saj. 


Video