Aktori Bujar Asqeriu feston ditëlindjen: Sot plot 67 vjeç, faleminderit o Zot!

13 August 2023, 18:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktori Bujar Asqeriu feston ditëlindjen: Sot plot 67 vjeç,
Aktori Bujar Asqeriu


Aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Asqeriu ka festuar ditën e sotme 67-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asqeriu shkruan: “Sot plot 67 vjeç, Faleminderit o Zot…”.
Në ditën e veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumëta nga miqtë, të afërmit dhe ndjekësit e shumtë.

Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe mbahet mend për shumë role të spikatura në ekran.

Ai diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe për plot 15 vite të jetës së tij ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës.

Sa i përket roleve më të famshme të tij, janë ato nga personazhi Telo në filmin “Njeriu i mire”, i vitit 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit përkatësisht në vitet 1983 dhe 1985.


Video