Ajo që fansat prisnin/ Noizy dhe Stresi paralajmërojnë bashkëpunimin, ja një pjesë nga projekti

20 April 2023, 08:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ajo që fansat prisnin/ Noizy dhe Stresi paralajmërojnë

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh të tëra konflikti po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrimi duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)



Video