“Agjëruan sa për t’u dukur mirë”, njerëzit kritikojnë ashpër Nitën dhe Efin

18 April 2023, 22:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Agjëruan sa për t’u dukur mirë”, njerëzit
Efi dhe Nita

Mbrëmja e djeshme ishte një “pyjama party” për banorët me alkool, muzikë dhe lojëra për të rritur.

Po atë natë për besimtarët myslimanë, ishte edhe Nata e Kadrit. Kjo natë konsiderohet si një nga “netët e bekuara të muajit të Ramazanit” dhe gjatë asaj dite, edhe besimtarët që nuk kanë agjëruar për gjithë muajin mund të agjërojnë vetëm për atë ditë.

Pikërisht këtë bënë Nita me Efin gjatë ditës. Megjithatë, vajzat janë kritikuar jo pak pas festës në mbrëmje. Ato iu bashkuan banorëve dhe pinë alkool, gjë që nuk është e lejueshme në fenë muslimane.

Disa mendojnë se “vajzat agjëruan sa për t’u dukur mirë në sy të publikut”. Të tjerë u kërkojnë atyre “ta respektojnë më shumë atë natë” ose “të mos e përmendin fare se do të agjërojnë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

 


Video