A ishte Butrint Imeri ai që i dërgoi mesazh Jorit në Big Brother VIP apo ishte një provokim?

15 March 2023, 18:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ishte Butrint Imeri ai që i dërgoi mesazh Jorit në Big Brother
A ishte Butrint Imeri ai që i dërgoi mesazh Jorit në Big Brother VIP apo ishte një provokim?

Prej disa javësh, "Big Brother VIP Albania" ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’. Fansat mund të zgjedhin një emoji që nis nga vlera 10 euro deri në 500 euro që është kutia e dhuratës.

Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.

"Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!"- shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B.... Imeri KS.


Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.

Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.

Megjithatë nuk dihet nëse ishte vërtet Butrint Imeri, apo një shaka provokuese.

 


Video