
Fituesi i "Big Brother Vip Albania 2", Luiz Ejlli duket se ngacmimet me anë të batutave ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i ka patur veç "në kuadër të lojës".
Ai po i vazhdon edhe jashtë dhe po tërheq vëmendje me komentet që bën në postimet në rrjetet sociale. Ditën e sotme, Luizi ka postuar në Instagram një video ku shfaqej dorë për dore me Kiarën dhe tek komenti i tyre nuk mund të mungonte një koment i Ronaldo Sharkës.
"Te komentoj pak se kam marr Tick-un blu dhe ka lezet" i shkruan Ronaldo dhe duket se Luizi nuk ia ka "përtuar" përgjigjen me një ironi nga një episod i ndodhur brenda shtëpisë së BBV.
"Tani që u bëre me tick blu, a e kalon dot pishinën?" i shkruan Luizi, koment i cili ka marrë mijëra pëlqime.
View this post on Instagram