A do të ketë Zarf të Zi? Olta dhe Dea thyejnë rregullat e BBV, komunikojnë në dush pa mikrofona

26 March 2023, 15:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të ketë Zarf të Zi? Olta dhe Dea thyejnë rregullat e
Dea dhe Olta

Olta dhe Dea kanë thyer rregullat e formatit të Big Brother Vip Albania.

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra tjetrën pa mikrofona.

Kjo është parë si një thyrje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.


Video