A do e shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip? Zhaklin Lekatari jep përgjigjen e papritur: Boh, ....

26 May 2023, 17:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do e shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip? Zhaklin
Zhaklin Lekatari

Më shumë se disa prej banorëve, një prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania ka qenë edhe opinionistja e këtij formati, Zhaklin Lekatari.

Dhe kjo pikërisht prej disa prej deklaratave të saj në netët e spektaklit, por edhe për polemikat me disa nga protagonistët e BBV.

Tashmë kurioziteti për të parë nëse ajo do të vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion në edicionin e ardhshëm, mbetet i madh.

Ajo i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, dhe duket se edhe vetë ajo është e pavendosur për një hap të tillë duke qenë se këtë vit ka qenë shpesh në qendër të sulmeve të ashpra nga fansat e banorëve të BBV.

"Boh, ende se di" - përgjigjet Zhaklina.

A do e shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip? Zhaklin


Video